RCCOLA

Kadriu: Që ta zhvillojmë̈ Gjilanin dhe Kosovën në përgjithësi, jemi të vendosur dhe kjo po ndodh çdo ditë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Që ta zhvillojmë̈ Gjilanin dhe Kosovën në përgjithësi, jemi të vendosur dhe kjo po ndodh çdo ditë. Jemi zotuar se projektet për Gjilanin, për Anamoravën, nuk do të ketë̈ mundësi askush t’i ndal, sepse meriton Gjilani, meriton Anamorava ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

UBT

Sot, bashkë me ministrin e Ekonomisë̈ dhe Ambientit, Blerim Kuçi, vizituam komunën e Gjilanit me që rast takuam të parin e kësaj komune, Lutfi Haziri.
Vizituam nga afër punimet që po realizohen në lumin “Mirusha”, gjegjësisht rregullimin e sheshit nga qendra e qytetit në drejtim të lagjes “Dardania”. Po punojmë̈ me Bankën Botërore për projektin e radhës për ndërtimin e liqenit akumulues I cili do të zgjidh problemin afatgjatë të furnizimit me ujë të pijshëm, i cili sipas planifikimeve tona do të ndërtohet në Kremenatë, me një kosto prej 70 milionë euro deri në finalizimin e këtij projekti.
Që ta zhvillojmë̈ Gjilanin dhe Kosovën në përgjithësi, jemi të vendosur dhe kjo po ndodh çdo ditë. Jemi zotuar se projektet për Gjilanin, për Anamoravën, nuk do të ketë̈ mundësi askush t’i ndal, sepse meriton Gjilani, meriton Anamorava./rajonipress/