UBT

Kadriu: Punoni për Luginën e Preshevës mos e përdorni atë për poenë politik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Takimi i nesërm i dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të jetë një pikënisje për t’u marrë më seriozisht me problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore, të atyre që jetojnë në Kosovë dhe të atyre që jetojnë në Republikën e Kosovës thotë Kushtrim Kadriu zëdhënës i Lëvizjes Qytetare “Vatra”.

Uroj që kjo mbledhje të mos jetë si ajo e kaluara, “cirkus`hane”, ku u mblodhën me dhjetëra ministra e i dhuruan Kosovës Lindore vetëm 100.000 euro, ndihmë qesharake e tallëse, për 100.000 banor.

HW

Krahasuar me atë shifër, ne si banorë të Malësisë së Bujanocit në mënyrë vullnetare për asfaltimin e një rruge në “Malësi” brenda pak ditëve kemi arritur t`i grumbullojmë aq para sa dhanë Kosova dhe Shqipëria së bashku.

Tani është koha që Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga z. Isa Musfata, njëkohësisht lideri i partisë e cila përkrahu dhe hodhi në Kuvendin e Kosovës rezolutën e Luginës, të merret me Luginën në mënyrë të sinqertë dhe serioze, e mos të bëjnë ceremoni e të përmendin Luginën vetëm për poenë politikë e për të nxitë nacionalizmin kur t’u duhet për përfitime votash e pa lëvizur këmben për të mirën e Luginasve, siç u bë në mbledhjen e kaluar qeveritare ka thënë Kushtrim Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.