Uji Dea

Kadriu: Projekti i lumit “Baja”, ndër më të rëndësishmit që po realizohet nga Komuna

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, kanë vizituar sot punimet në rregullimin e shtratit të lumit Baja.

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka vlerësuar se ky është njëri nga projektet më të rëndësishme që po realizohet nga Komuna e Gjilanit, të cilës i prin kryetari Lutfi Haziri.

“Ky është njëri nga projektet e rëndësishme infrastrukturore të Komunës së Gjilanit në rregullimin e shtratit, përkatësisht kanalizimi atmosferik të lumit “Baja” që ka qenë zonë shumë problematike, posaçërisht kur ka të reshura dhe gjatë dimrit, dhe me këtë punë që është duke u bërë, kjo pjesë e qytetit do të jetë definitivisht e stabilizuar dhe nuk do të jetë e rrezikuar më nga ujërat e tepërta të “Bajës” dhe nga të reshurat që këtë vit i kemi pasur me bollëk”, ka thënë Kadriu.

Hidromorava

Nga ana e tyre, qytetarët e janë shprehur të kënaqur me kualitetin e punëve që po bëhet në terren me dhe i janë mirënjohës Komunës për realizim të projektit sepse do jetojnë të qetë edhe atëherë kur bie shi.

Projekti në fjalë ka një gjatësi prej 480 metrash vlera e të cilit është 132 mijë euro, që nis prej rrugës “Abdullah Presheva” për të vazhduar deri tek burimi i lumit “Baja”.
Ndërtimi i kanalizimit atmosferik është faza e dytë e punimeve në rregullimin e lumit “Baja”, meqë më herët ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të kanalizimit fekal dhe me këtë kompletohet infrastruktura nëntokësore e tij në këtë pjesë të qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.