RCCOLA

Kadriu premton shtëpi të re për familjen e Nazmi Salihut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i AAK-së Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, në baza krejtësisht vullnetare, morri aksion për të ndihmuar këtë familje, ku të hënën vizitoi shtëpinë e djegur dhe qëndroi pranë pronarit Nazmi Salihu, për t`i premtuar që së shpejti ata do të kenë shtëpinë e tyre.

Kryetari i degë së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, ka vazhduar aksionet e tij vullnetare, për t`i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit.

Kadriu të hënën qëndroi në fshatin Gumnishtë e Epërme në komunën e Gjilanit, për të vizituar familjen e Nazmi Salihut, shtëpia e të cilit është djegur komplet nga një zjarr i shkaktuar ditë më parë.

Në pamundësi që ta rinovojë atë apo ta ndërtojë një të re, familja Salihu ka kërkuar ndihmë nga organet komunale, për renovimin e saj. Kjo kërkesë e drejtuar në Drejtoratin për Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës së Gjilanit, më datën 15.05.2013, me numër protokolar 13-217-41866, e lëshuar një ditë më pas, më 16 maj, vërteton djegien e tërësishme të shtëpisë.

Uji Dea

Kryetari i AAK-së Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, në baza krejtësisht vullnetare, morri aksion për të ndihmuar këtë familje, ku të hënën vizitoi shtëpinë e djegur dhe qëndroi pranë pronarit Nazmi Salihu, për t`i premtuar që së shpejti ata do të kenë shtëpinë e tyre.

Pronari i shtëpisë se djegur, Nazmi Salihu, ka falënderuar kryetarin Kadriu, për ndihmën e tij të ofruar në ri-ndërtimin e shtëpisë së tij.

Ai është shprehur falënderues ndaj këtij akti humanitare të Kadriut, falë vullnetit dhe ndihmës të së cilit, shumë shpejtë kjo familje do të ketë shtëpi me të gjitha kushtet normale për të banuar në të./rajonipress/