RCCOLA

Kadriu premton përkrahje për lagjen e Fermave dhe të Velekincës

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ka vazhduar aktiviteti i kryetarit të AAK-së Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili çdo ditë e më shumë po i del në ndihmë qytetarëve, të cilët si destinacion të vetëm për të kërkuar ndihmë, po e shohin vet kryetarin Kadriu.

Në mungesë të pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave të tyre nga pushteti komunal, ata kanë thënë se po drejtohen aty ku po merren parasysh kërkesat e tyre dhe aty ku po punohet për ti përmbushur ato.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari Kadriu i shoqëruar nga anëtarë të degës, kanë vizituar lagjen e Fermave dhe atë të Velekincës. Këto vizita, kanë ardhë si kërkesë e vet banorëve të këtyre lagjeve, të cilët kohëve të fundit janë përballur me probleme pengesë për ta.

Në lagjen e Fermave, banorët janë ankuar të kenë probleme me ujërat e zeza, të cilat sidomos tani gjatë sezonit të verës, po shkaktojnë ngulfatje në këtë lagje. Edhe pse ky problem do të duhej të zgjidhej nga institucionet kompetente komunale, deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërsa banorët rrezikohen edhe nga epidemi që mund të shkaktohen si rezultat i kësaj thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan.

Uji Dea

Pas vizitës në këtë lagje, Kadriu i ka premtuar banorëve se brenda javës do të fillojnë punimet për rregullimin e kanalizimit të lagjes të gjatë prej 500 metra dhe shpëtimin e këtyre qytetarëve nga kundërmimi prej ujërave të zeza.

Ndërkaq, vizita tjetër e zhvilluar dje nga kryetari Kadriu, ka qenë në lagjen e Velekincës, ku qytetarët e tash e një kohë kanë probleme me rrjetin elektrik. Ata janë ankuar se edhe pse gjatë fushatave zgjedhore pushteti aktual i ka premtuar se do ta rregullojnë rrjetin elektrik të kësaj lagje, me të përfunduar fushata, askush nuk i ka vizituar ata për të parë se çfarë ka nevojë të bëhet.

Kadriu pas vizitës që i bëri kësaj lagje , menjëherë ka aktivizuar ekipin e ekspertëve të rrjetit elektrik dhe kompaninë ekzekutuese të punëve për montimin e shtyllave të reja dhe rrjetit të ri elektrik.

Të gjitha këto investime, në të dyja lagjet, janë investime personale të kryetarit Kadriu, të cilat ai po i bënë për të mirën e qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/