GRANDEMALL

Kadriu premton ndihmë edhe për një rrugë në lagjen “Dardania”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kadriu, i cili deri më tani ka realizuar mbi 30 projekte, duke përfshirë këtu edhe rregullimin e disa rrugëve në pjesë të ndryshme të qytetit, ka premtuar se së shpejti do të bëhet zgjidhje edhe për këtë lagje.

Pos vizitës që kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu i ka bërë një lagje në Dheun e Bardhë, sot ai i shoqëruar nga struktura e Aleancës, ka vizituar rrugën e VII-të të Dardanisë I, infrastruktura e së cilës është në një gjendje të mjerueshme.

Pavarësisht deklaratave të kryetarit aktual të komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa se po ndërton rrugë, vetëm gjatë vizitave të sotme të kryetarit Kadriu në dy lagje, është dëshmuar që një deklaratë e tillë nuk qëndron.

Të dyja këto lagje, pjesë frekuentuese e qytetit të Gjilanit, falë mos-angazhimit dhe mos-interesimit të kryetarit të komunës, gëzojnë një gjendje të tillë katastrofike. E ky mos-interesim, ka irrituar jashtë mase banorët, të cilët kërkojnë që ky ritëm të ndërrojë, duke nisur më ndërrimin e kryetarit të komunës, investimet e të cilit në të mirë të qytetarit nuk po duken askund.

Mobi Casa

Kadriu, i cili deri më tani ka realizuar mbi 30 projekte, duke përfshirë këtu edhe rregullimin e disa rrugëve në pjesë të ndryshme të qytetit, ka premtuar se së shpejti do të bëhet zgjidhje edhe për këtë lagje.

Ai ka thënë se prioritet ka përmirësimin e kushteve për qytetarin, prandaj edhe do të fillojë menjëherë projektin për përmirësimin e kushteve të banorëve të kësaj lagje.

Ndërsa, banorët të shqetësuar me lënien anash të një forme të tillë nga pushteti komunal, kanë thënë se për ata vetëm fakti që dikush është kujtuar për ta dhe ika vizituar do të thotë shumë, mirëpo nëse në të ardhmen do të ketë edhe investime atëherë kjo do të çmohet pa masë thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.