RCCOLA

Kadriu premton ndihmë dhe kushte më të mira për Handikosin dhe të verbërit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i ka premtuar këtyre dy shoqatave ndihmë, duke thënë se Aleanca me seriozitet mendon për ofrimin e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohen.

Kryetari i AAK-së Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, të enjten është takuar me përfaqësues të HANDIKOS-it dhe Shoqatës së të Verbërve.

Kadriu, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica, sekretari organizativ Hamid Azemi dhe kryetarja e AGK -së Ajtene Shahiqi, janë takuar me drejtorin e qendrës Handikos në Gjilan Remzi Kqiku dhe drejtorin e Shoqatës së të Verbërve Bajram Rushiti.

Qëllimi i këtij takimi sipas Kadriut, ishte njohja nga afër me kushtet në të cilat funksionojnë këto qendra dhe nevojat që këto qendra kanë për të qenë akoma më funksionale. “Arsyeja pse ne jemi sot këtu, është sepse duam të shohim çfarë mund të bëjë Aleanca për ju, në mënyrë që të jeni edhe sa më të përfshirë në programet tona politike me të drejta të barabarta, duke i dalë në ndihmë kërkesave tuaja”, ka thënë Kadriu.

Uji Dea

Bajram Rushiti, përfaqësues i Shoqatës së të Verbërve, ka folur për nevojat që kjo shoqatë ka. Sipas Rushitit, të verbërit në Gjilan kanë shumë pak të drejta dhe ballafaqohen me probleme të mëdha. “Kërkesat tona janë simbolike megjithëse ato nuk përkojnë me nevojat tona të mëdha, por çfarëdo ndihme për ne është e mirëseardhur”, ka thënë Rushiti.

Ndërkaq, drejtori i qendrës HANDIKOS në Gjilan Remzi Kqiku, ka folur për gjendjen e personave me aftësi të kufizuara, që sipas tij mund të quhet gjendje emergjente.“Ne si qendër kemi nevoje për sigurimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara si dhe kemi nevojë për qëndrueshmëri. Institucionet janë ato bazike që zgjidhin problemet tona, ndërsa ne si qendër kemi vetëm rol lehtësues në këtë drejtim”, ka thënë Kqiku.

Ndërsa, sa i përket infrastrukturës dhe qasjes së personave me aftësi të kufizuara si në institucione poashtu edhe në formën e komunikimit në qytet, sipas përfaqësuesve, u tha se nuk ka aspak të drejta dhe se një qasje dhe komunikim i tillë është bërë pothuajse i pamundshëm, për shkak të mos zbatimit të ligjit mbi qasjen e lirë.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i ka premtuar këtyre dy shoqatave ndihmë, duke thënë se Aleanca me seriozitet mendon për ofrimin e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohen./rajonipress/