RCCOLA

Kadriu premton mbështetje për lagjen “Dardania I”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unë në baza krejtësisht vullnetare kam ndihmuar qytetarët në sfera të ndryshe, duke përfshirë këtu edhe rregullimin e kanalizimit, ujësjellësit, rrugëve etj. Këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen, prandaj premtojë se do të mund të mbështeteni në mua, ka thënë Rexhep Kadriu.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, me kërkesën e vet qytetarëve ka vizituar lagjen Dardania I, duke bashkëbiseduar me ta për problemet që kjo lagje ka qe një kohë të gjatë.

Shefket Haliti dhe Kadri Bunjaku, banorë të lagjes Dardania I, në emër të gjithë banorëve të lagjes, i kanë bërë thirrje Kadriut që të takohen dhe ti kërkojnë ndihmë për evitimin e problemeve që ka kjo lagje, e për të cilat probleme pushteti aktual asnjëherë nuk ka marrë ndonjë veprim për zgjidhjen e tyre.

Haliti ka thënë se lagjja Dardania I, ka një kohë të gjatë që ka probleme me kanalizimin dhe ujësjellësin dhe se si qytetarë, disa herë kanë bërë kërkesë drejtuar kryetarit të tanishëm të komunës dhe organeve kompetente , por që asnjëherë nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Mobi Casa

Banorët të indinjuar nga ky anashkalim dhe mos-përgjegjësi nga ana e qeverisjes komunale, kanë kërkuar ndihmë nga Kadriu dhe bashkëpunim për t`i zgjidhur këto problem mjaft madhore për ta.

Ndërkaq, Kadriu, i cili ditë më parë kishte vizituar lagjen e Dardanisë, duke identifikuar kështu probleme të mëdha në infrastrukturë, ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet këto probleme nuk do të jenë më prezentë.“Unë në baza krejtësisht vullnetare kam ndihmuar qytetarët në sfera të ndryshe, duke përfshirë këtu edhe rregullimin e kanalizimit, ujësjellësit, rrugëve etj. Këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen, prandaj premtojë se do të mund të mbështeteni në mua”, ka thënë Kadriu.

Banorët e lagjes Dardania I, kanë thënë se besojnë në kryetarin Kadriu dhe presin ndihmën e tij në të ardhmen, sepse siç janë deklaruar ata, tashmë e ka dëshmuar përkushtimin e tij ndaj qytetarit thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/