UBT

Kadriu premton mbështetje edhe për banesat sociale në “Kodrën e Djegur”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Banesat sociale të cilat gjenden në lagjen e njohur si “Kodra e Djegur” në Arbëri, kanë qenë ndalesa e radhës e kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu. Ai ka vizituar qytetarët që banojnë këtu, për të parë kushtet në të cilat ata jetojnë dhe kërkesat që ata kanë.

“Është e vërtetë që kushtet në të cilat jetoni ju janë shumë të rënda. Edhe pse nuk ka ndodhur asnjëherë deri tani, unë premtojë se do t’iu ndihmojë dhe se në të ardhmen do të ketë projekte që do të realizohen pikërisht këtu”, ka thënë Kadriu.

Edhe qytetarët të cilët jetojnë në këto banesa, kushtet financiare të të cilëve janë tejet të rënda janë ankuar për moskujdes dhe mosinteresim nga ana e komunës për ti dalë në ndihmë kërkesave të tyre. Ata kanë thënë se askush nuk interesohet për ta dhe se është hera e parë që dikush viziton këta qytetarë, me qëllim për t`i ndihmuar.

ARKATANA

Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, i ka premtuar njërës banesë rregullimin e pjerrinës për personat me aftësi të kufizuara, ndërkaq për banesën tjetër ka premtuar se do ta rregullojë platonë para banesës me rërë ndërsa gjithashtu do ti rregullojë edhe dritaret e bllokut, të shkatërruara prej kohësh.

Ai ka premtuar se punimet do të fillojnë së shpejti, duke premtuar se do të mendojë për zgjidhje afatgjate për këta qytetarë në të ardhmen.

Vizita e Kadriu në banesat sociale është bërë e mundur nga Nderim Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.