Fundamenti

Kadriu: Po pengohet puna e asambleve komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tendenca e pushtetit aktual në nivel qendror ndaj pushtetit lokal pas humbjeve të zgjedhjeve lokale të vitit 2021 nga Vetëvendosje, po e pengon në mënyrë indirekte punën në qeverisjet e komunave dhe të asambleve komunale, duke bërë ndarje të pabarabartë buxhetore. Nga ajo që kemi parë nga shpërndarja buxhetore për pushtetet lokale, komunat që qeverisen nga Vetëvendosje favorizohen me shuma dhe me tejkalime buxhetore në krahasim me komunat që qeverisen nga partitë e tjera ka thënë Kushtrim Kadriu.

Reagimi i plotë:

Në bazë të paraqitjeve dhe vizitave zyrtare shihet qartë prezenca fizike e zyrtarëve qeveritarë me tendenca të mëdha mbështetëse të njëanshme për komunat që qeverisen nga VV, në krahasim me komunat e tjera. Gjithashtu, edhe puna e kuvendeve komunale me trupat e tyre po pengohet në mënyra të ndryshme si p.sh. rasti i palogjikshëm i ligjit të ri të pagave, ku sipas të cilit trupat e kuvendeve komunale siç janë komitetet dhe komisionet, nuk do të paguhen fare.

Këto trupa janë krijuar nga ekspertë, të cilat kanë rol këshillëdhënës dhe parapërgatitin të gjitha materialet që dërgohen në kuvend. Me një fjalë, ato janë një lloj filtri profesional i materialeve që dërgohen në kuvend. Me ligjin e ri të pagave këto trupa nuk paguhen dhe me këtë veprim të njëanshëm ato indirekt do të shuhen. Trupat e kuvendeve komunale janë të përafërta me trupat parlamentare.

FITORJA

Shtrojmë pyetje publike për qeveritarët: a është e mundur që Kuvendi i Republikës së Kosovës të funksionojë pa trupat parlamentare?

Natyrisht se jo. As Kuvendi i Republikës së Kosovës e as kuvendet komunale nuk mund të funksionojnë si duhet pa këto trupa. Nxjerrja e një ligji të tillë absurd ka bërë që komitetet nëpër të gjitha kuvendet komunale të mos jenë funksionale dhe në këtë mënyrë duke na bërë një dëm të madh në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

U bëjë thirrje publike që ky ligj të plotësohet dhe sa më shpejtë të bëhen ndryshimet nevojshme në mënyrë që këto komitete të paguhen, sepse përmes tyre do të shtohet dinamika e punimeve dhe funksionimi i kuvendeve në të mirë të qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.