RCCOLA

Kadriu: Po ndërtojmë rrugë të standardeve evropiane, Gjilani po ndryshon

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Punimet në autostradën Prishtinë – Gjilan janë duke ecur mirë dhe në dinamikën e paraparë, ndërsa nga punëkryesit morëm zotime se punimet do të përfundojnë sipas kontratës. Si qeveri, kërkuam që rrugët të ndërtohen me standarde evropiane, përveç moderne, të jenë edhe cilësore. Gjilani po ndryshon ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Fidanishtja

Sot, bashkë me Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), inspektuam punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, dhe disa lokacione tjera që janë duke u realizuar projekte të cilat financohen nga qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Punimet në autostradën Prishtinë – Gjilan janë duke ecur mirë dhe në dinamikën e paraparë, ndërsa nga punëkryesit morëm zotime se punimet do të përfundojnë sipas kontratës. Si qeveri, kërkuam që rrugët të ndërtohen me standarde evropiane, përveç moderne, të jenë edhe cilësore. Gjilani po ndryshon ka shkruar Kadriu./rajonipress/