RCCOLA

Kadriu pjesëmarrës në shënimin e 15-vjetorit të hyrjes së refugjatëve nga Kosova në Kukës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Kukës Ibsen Elezi bërë Komunës së Gjilanit, nënkryetari Rexhep Kadriu ka marrë pjesë sot në manifestimin “Dita e Bujarisë”, i cili shënohet me rastin e 15-vjetorit e hyrjes së refugjatëve të Kosovës pikërisht më datë 27.03.1999.

Në këtë organizim të Këshillit të Qarkut Kukës me moton “bukë e krip e zemër”, është shpalosur ekspozita me fotografi të refugjatëve nga Kosova duke hyrë në Kukës, të dëbuar nga regjimi policor e ushtarak serb, si dhe janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera.

Uji Dea

Manifestimi “Dita e Bujarisë” tashmë është bërë tradicional, dhe shënohet çdo vit më 27 mars në Kukës.

Ndryshe, me të nisur bombardimet e forcave të NATO-s, regjimi policor e ushtarak serb, në fushatën e spastrimit etnik, dëboi mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova, pjesa më e madhe e të cilëve ka qëndruar në Shqipëri./rajonipress/