Kadriu: Për pak ditë kemi bërë ndryshime të mëdha

Gjilan – Qysh nga marrja e mandatit për kryetar të AAK-së në Gjilan kemi bërë ndryshime të mëdha, duke nisur me shtrirjen në teren. Kemi themeluar diku rreth 28 nëndegë të Aleancës së Gruas dhe rreth 35 të Aleancës së të Rinjve, falë një pune dhe angazhimi të palodhshëm, ka thënë Rexhep Kadriu.
Kryetari i AAK-së në Gjilan, njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, të dielën i shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemajli si dhe kandidatja për këshilltare komunale Mimoza Kadriu, kanë qëndruar në fshatin Gumnishtë e Epërme, me ç’rast kanë themeluar nëndegën e 63-të me radhë të AAK-së.
“Qysh nga marrja e mandatit për kryetar të AAK-së në Gjilan kemi bërë ndryshime të mëdha, duke nisur me shtrirjen në teren. Kemi themeluar diku rreth 28 nëndegë të Aleancës së Gruas dhe rreth 35 të Aleancës së të Rinjve, falë një pune dhe angazhimi të palodhshëm”, ka thënë Kadriu.
Ai më tej ka folur edhe për gjendjen e keqe të identifikuar në teren, duke i quajtur dështime për çdo pushtet në komunën tonë, që nuk kanë arritur të krijojnë zgjidhje për problemet esenciale si shtrimi i rrugëve, rregullimi i kanalizimeve, vendosja e shtyllave elektrike, rregullimi i sistemeve të ujësjellësit etj,. Problem këto për të cilat zgjidhjen po e krijon vet kryetari Kadriu tash e gjashtë muaj.
Kadriu ka premtuar se do të ndihmojë edhe Gumnishtën e Epërme me projekte të shumta, ndërsa këtë e ka dëshmuar edhe me rastin e ofrimit të ndihmës për familjarin Nazmi Salihu, shtëpia e të cilit ishte djegur, ndërsa nuk kishte marrë fare përkrahje nga komuna për rindërtimin e saj.
Kadriu ka thënë se bashkë do t`i vëmë prioritetet dhe bashkë do të punojmë që ato të bëhen të realizueshme./rajonipress/