Kadriu: Për një kohë “Vatra” neutral ndaj dy kandidatëve të Gjilanit

Gjilan – Kushtrim Kadriu zëdhënës i Lëvizjes “Vatra” tha për rajonipress se kohëve te fundit po dëgjohet shumë shpesh nga dy kandidatët për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri e Qemajl Mustafa se gjoja e kanë mbështetjen tonë. Ne u bëjmë me dije se do të qëndrojmë neutral ndaj të dyve deri në momentin e certifikimit të këshilltarëve komunal.
Kushtrim Kadriu tha se Lëvizja “Vatra” nuk do të negocioj me asnjërin subjekt politik derisa të certifikohen këshilltarët komunal.”Do të jemi neutral edhe ndaj Lutfi Hazirit edhe ndaj Qemajl Mustafës deri në kohën kur të certifikohen këshilltarët e tek pastaj kryesia e Vatrës do të vendos se me kënd do të shkojmë. Do t`i presim ofertat e të dyja palëve e pastaj vendosim” tha Kadriu.
Lëvizja “Vatra” sipas tij nuk ka pasur asnjë takim me asnjë subjekt politik në Gjilan.
“Ne i demantojmë të gjitha deklaratat e subjekteve politike të cilat thonë se kanë përkrahjen e Lëvizjes “Vatra”. Deri më tani “Vatra” nuk është pozicionuar përkrah asnjë subjekti politik në kuadër të këtij procesi zgjedhor” tha Kadriu./rajonipress/