Eko Higjiena

Kadriu: Për dy vjet qeverisje, rreth 170 milionë euro investime kapitale për Gjilanin

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Anamorava në përgjithësi, e Gjilani në veçanti, ishte fuqishëm prezent në agjendën e kryeministrit Haradinaj, i ministrit Pal Lekaj, i gjithë atyre që ishin pjesë e qeverisjes, që kishin marrë përgjegjësi ka thënë Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë

Sot, si kurrë më parë dalim para jush, para qytetarëve të Gjilanit, para Anamoravës, para gjithë popullit të Kosovës, ball hapur, jo për faktin se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por e kemi kry punën për të cilën populli i Kosovës na ka obliguar.

Në fakt, që në start të qeverisjes, kryeministri Haradinaj, AAK-ja dhe secili nga ne, e kemi kuptuar saktë se për çka jemi aty. Pra, nuk ka gjë ma me vlerë se kur e kupton se të qenit në qeverisje, nuk është privilegj, është përgjegjësi, je shërbëtor i qytetarëve, je përgjegjës për zhvillimin e vendit.

Anamorava në përgjithësi, e Gjilani në veçanti, ishte fuqishëm prezent në agjendën e kryeministrit Haradinaj, i ministrit Pal Lekaj, i gjithë atyre që ishin pjesë e qeverisjes, që kishin marrë përgjegjësi.

Para dy viteve të gjithë ishin pesimist se Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, nuk do të filloi. Autostrada u nis, dhe dinamika e punimeve në këtë autostradë, na jep shpresë se punimet do të përfundojnë para afatit të paraparë. Zgjerimi i rrugëve në tri drejtime; Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, Gjilan – Kamenicë. Kapërderdhsja në Përlepnicë, varresat e qytetit. Investimet në infrastrukturën rrugore në qytet dhe frashtra; Përlepnicë, Cërrnicë, Malishevë, Dobërçan, Stublinë, Zhegër, Verbicë e Zhegocit, Kravaricë, Burincë, Rruga e Kumanovës, dhe 6 rrugë në qytet, investime këto nga Ministria e Infrastrukturës. Premtim elektoral; Unaza e Jashtme e Gjilanit, do të filloi në pranverë.

Logjika e kësaj qeverisje ka qenë që ne të zgjidhim probleme, të ballafaqohemi me tema të pa zgjidhura qe 20 vjet.

FITORJA

Trajtimi i Ujërave të Zeza, projekti më kapital që ka përfitua Gjilani nga qeveria Haradinaj. Dhe në total, investimet për dy vite të qeverisë Haradinaj për Gjilanin, kapin shifrën rreth 70 milionë euro, kur t’ia shtojmë kësaj edhe Autostradën prej 100 milionë euro, në total investime kapitale nga qeveria Haradinaj për Gjilanin, kapin vlerën prej 170 milionë euro.

Në rrethana aspak të lehta për vendin, për fatin e mirë të Kosovës dhe popullit të saj, kryeministër ishte Haradinaj. Është i vetmi lider që arriti ta faktorizoj Kosovën në rrafshin e jashtëm. Pra, krijoj barazi në raport me Serbinë. Sovraniteti dhe integriteti i shtetit, mbeten të pa cenuar.

Të tjerët provuan, nuk mundën, Haradinaj e bëri Ushtrinë. Shumë provuan, por Haradinaj e bëri Trepçën me ligj. Përderisa të tjerët iu nënshtruan, ishte Haradinaj që i vendosi taksë mallrave nga Serbia, madje i qëndroi besnik vendimit. E bëri kryeqytetin me ligj, e shndërroi shëndetësinë në shërbim të mirëfilltë për qytetarët. E bëri ligjin e pagave. Sot Kosova nuk ka lojëra të fatit, falë kryeministrit Haradinaj.

Duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e shtetit, për ta bërë Kosovën 100% shtet, ne duhet ta rikonfirmojmë Haradinajn kryeministër.

Për krejt këto vendime të mëdha dhe me rëndësi të qeverisë Haradinaj, sot vizionit të aleancës do ti bashkohen një numër i madh i qytetarëve. Sot, aleancës i bashkohet ish ministri i Tregtisë nga Nisma, Bajram Hasani, asambleistja Anila Tusha, kryetarja e Grus së Nismas Yllka Behluli, mjekë, inxhinier, arkitektë, juristë e ekonomistë, profesor e studentë.

Vizioni ynë, është alternativë, është shpresë, është zgjidhja e duhur e cila përmbyllë shumë tema të hapura. Aleanca ishte, dhe mbetet adresa e vetme që prodhon zhvillim, integrim, me besim të plotë e sinqeritet.

Do të rrugëtojmë bashkë, pa hile dhe përnjëmend. Ne guxojmë të krijojmë ka thënë Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.