FITORJA

Kadriu: Pensionistët pjesë e prioriteteve të AAK-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pensionistët janë një kategori e shoqërisë tonë me të cilët qysh nga paslufta nuk është marrë askush. Ne si Aleancë jemi të interesuar që t`i ndihmojmë secilës kategori të shoqërisë tonë pa dallim, prandaj edhe pensionistët janë padyshim pjesë e prioriteteve tona, ka thënë Rexhep Kadriu gjatë vizitës që i ka bërë Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Gjilan.

Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, të premten ka vizituar Sindikatën e Pensionistëve dhe Invalidëve të punës në Gjilan, me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj sindikate Muharrem Bajrami.

Qëllimi i vizitës janë problemet e mëdha me të cilat po përballen pensionistët e komunës së Gjilanit si dhe shqyrtimi i kërkesave dhe nevojave që pensionistët kanë.

“Pensionistët janë një kategori e shoqërisë tonë me të cilët qysh nga paslufta nuk është marrë askush. Ne si Aleancë jemi të interesuar që t`i ndihmojmë secilës kategori të shoqërisë tonë pa dallim, prandaj edhe pensionistët janë padyshim pjesë e prioriteteve tona”, ka thënë Kadriu.

Fundamenti

Kadriu ka thënë më tej se si pasojë e keq qeverisjes së qytetit tonë, pensionistët kanë ardhë në gjendjen në të cilën gjenden tani, përderisa vet kryetari i tanishëm i komunës, e ka për obligim që t`i vizitojë këto sindikata, gjë që nuk e ka bërë asnjëherë.

Ndërkaq, Muharrem Bajrami kryetar i sindikatës, ka thënë se problemet me të cilat janë ballafaquar pensionistët nuk janë evituar asnjëherë, pos që janë shtuar.

“Ne presim ndryshime në qeverisje, shpresojmë se qeverisja e ardhshme do të jetë e ndryshme nga e tanishmja dhe nuk do të ketë keqpërdorime siç ka pasur deri më tani. Ndërsa, shpresojmë se nuk do ta vazhdojmë ta përjetojmë këtë gjendje të mjerueshme të cilën po e përjetojmë tash e një kohë”, ka thënë Bajrami.

Kadriu, i cili në këtë takim është shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së për Asamblenë Komunale Selami Xhemajli dhe sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica, ka premtuar përkrahje dhe mbështetje për pensionistë, ndërsa me marrjen e pushtetit më 3 nëntor, ai ka thënë se pensionistët do ti gëzojnë të gjitha kushtet e nevojshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.