RCCOLA

Kadriu pastron fshatin e tij të lindjes

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kjo e diele e ka gjetur kryetarin e AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu në vendlindje të tij në fshatin Përlepnicë. Kjo pasi që aktivistë të Aleancës dhe banorët, nën organizimin e kryetarit të nëndegës së AAK-së në Përlepnicë Fidan Shaqirit dhe me pjesëmarrje të përfaqësuesve të ARK-së në Përlepnicë, kanë ndërmarrë aksion për pastrimin dhe rregullimin e fshatit.

Kadriu ka thënë se i vjenë mirë që një aksion i tillë është nisur nga kryetari i nëndegës dhe aktivistët e tjerë, ndërsa ai vet e ka përkrahur duke ofruar ndihmë në realizimin e punëve të nevojshme.

Mobi Casa

“E kam kuptuar që unë tashmë jam adresa e vetme e qytetarit. Këtë mund ta shoh nga kërkesat e shumta që kam mbi tavolinë dhe nga vizitat që qytetarët i bëjnë në zyren time për të kërkuar ndihmë. Adresë e vetme e qytetarit do të vazhdojë të jem edhe në të ardhmen, por atëherë obligimet si kryetar i komunës do t`i kryejë vet pa pasur nevojë të më përkujtohen nga dikush tjetër“, ka thënë Kadriu.

Në aksionin për pastrimin e fshatit Përlepnicë, pos Kadriu kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i parë Selami Xhemajli njëherit bartës i listës si dhe sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica./rajonipress/