GRANDEMALL

Kadriu: Opozita duhet të bashkohen në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – VV e PDK e partitë e tjera opozitare, duhet të bashkohen në mënyrë që ta heqin Lutfi Hazirin e LDK-në, AAK-në, AKR-në, KDTP, LS-në nga pushteti. Duhet që patjetër t’i japin fund të keqes së madhe që e ka pllakosur komunën tonë, e që quhet qeverisja Haziri thotë Kushtrim Kadriu.

“Haziri e LDK, ka shumë vite që po e qeverisin Gjilanin pa ndonjë zhvillim të dukshëm, ose, thënë më mirë po e keqqeverisin Gjilanin në mënyrën më të ultë të mundshme. Gjilani edhe më tutje mbetet komunë shumë e varfër dhe pa pikë perspektive. Ende të rinjtë e të rejat duan të ikin një orë e më parë nga kjo komunë e varfër. Gjilani është komunë me shumë potencial, por që z. Haziri as që do t’ia dijë për të. Ai, ose nuk diti ose nuk deshi t’ia dijë për zhvillimin e Gjilanit” shprehet Kadriu.

Mobi Casa

Kadriu mendon se partitë opozitare duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre dhe t’i bashkojnë forcat e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë Gjilanin njëherë e përgjithmonë nga qeverisja injorante dhe dëmshme e Lutfi Hazirit, e cila e mbyti përfundimisht shpresën për një të ardhme më të mirë. “Ky pushtet nuk bëri gjë tjetër pos që zvarriti e zvarriti pa kufi çdo punë që e nisi, shumë prej tyre edhe i bëri komplet gabim, apo i bëri vetëm sa për të thënë. Ndërsa, sa i përket zhvillimit e punësimit as që u bë fjalë. Nuk mbetet rrugë tjetër, pos që të krijohet blloku opozitarë dhe në këtë mënyrë të shpëtohet Gjilani nga kjo klase e stërvjetër politike e cila qëndron bë vendnumëro. Këtë e kanë obligim ndaj qytetarëve të Gjilanit dhe ndaj gjeneratave të ardhme” thotë në fund Kushtrim Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.