Eko Higjiena

Kadriu: Nuk kemi kohë për të humbur

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Unë e di mjaft mirë që kjo anë është e lënë mbas dore, siç janë lënë edhe shumë zona tjera, por unë ju premtojë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me ardhjen time në pushtet. Mjaft kemi duruar, mjaft kemi pritur. Por, nuk kemi më kohë të humbasim duke lejuar njerëz të tillë si pushtetarët aktual, të na shkatërrojnë vendin, ka thënë Rexhep Kadriu.

Pas tubimit masiv me qytetarë të lagjes Arbëria, kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kryetari i ardhshëm i komunë Rexhep Kadriu, ka vazhduar tubimet me nëndegë, duke qëndruar në Verbicë të Zhegocit. Në orët e mbrëmjes ai është pritur nga një numër i madh i banorëve të malësisë, të cilët me flamuj në dorë dhe me mbishkrime të ndryshme, kanë thënë se e duan Rexhep Kadriu për kryetar.

Në këtë tubim poashtu masiv, pos kryetarit Rexhep Kadriu, ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj si dhe këshilltari i tij politik Steven Schook.

Para banorëve të Verbicës së Zhegocit, fjalën i pari e mori kryetari i nëndegës së AAK-së dhe njëherit kandidat për këshilltar komunal nga këto anë Islam Rashiti.
“Ka më shumë se katër vjet që malësia nuk ka ndryshuar asgjë, ka më shumë se katër vjet që ky pushtet aktual nuk ka investuar asgjë. Ndryshimi vjen me punë, e këtë ndryshim e kërkon dhe e sjellë vetëm Aleanca. Rexhep Kadriu është zëri ynë i ndryshimit, andaj kërkojë nga të gjithë ju bashkëvendës të mi, të votoni numrin 62 dhe Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit”, ka thënë Rashiti.

Eco Higjiena

Kadriu në fjalën e tij të rastit, para të pranishmëve ka thënë se qysh në mandatin e tij të parë ai do të kujdeset që të gjitha prioritetet e nevojshme për malësinë të realizohen një nga një. “Unë e di mjaft mirë që kjo anë është e lënë mbas dore, siç janë lënë edhe shumë zona tjera, por unë ju premtojë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me ardhjen time në pushtet. Mjaft kemi duruar, mjaft kemi pritur. Por, nuk kemi më kohë të humbasim duke lejuar njerëz të tillë si pushtetarët aktual, të na shkatërrojnë vendin”, ka thënë Kadriu.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se është i nderuar që është pjesë e tubimit në Verbicë të Zhegocit. „I ka ardhë dita të kalojmë në diçka tjetër, i ka ardhë dita që dikush të mendojë më konkretisht për punësim. Ju e keni rastin të shpëtoni nga kjo gjendje. E keni Rexhep Kadriun, i cili po e dëshmon veten se është i gatshëm të punojë për ju dhe t’iu kthejë juve në prioritet“, ka thënë Haradinaj.

Në këtë tubim, ka marrë pjesë edhe bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, nënkryetari i AAK-së Fadil Gashi, sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica si dhe kandidatët për këshilltarë komunal Halil Shala, Xhylie Hajdari, Labinot Hyseni, Saranda Rashiti dhe Sedat Ymeri thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.