Kadriu nuk ka marr asnjë mëditje: I shërbejmë komunës tonë me plot përkushtim, e ruajmë buxhetin

Gjilan – Që nga dita e parë që drejtoj kuvendin komunal nuk kam marrë asnjë MËDITJE edhe pse kemi zhvilluar disa vizita zyrtare ka shkruar Kushtrim Kadriu.
Nuk kam shpenzuar asnjë cent për kategorinë mëditje edhe pse më takojnë.
Po e paraqes dhe një email zyrtar nga zyra e personelit mbi shpenzimet e mia në këtë kategori.
I shërbejmë komunës tonë me plot përkushtim, e ruajmë buxhetin dhe pronën e përgjithshme shoqërore ka thënë Kadriu./rajonipress/