GRANDEMALL

Kadriu: Nuk e tradhtuam LDD, nuk kemi obligime ndaj tyre

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se nuk ndien kurrfarë obligimi ndaj degës së LDD-së në Gjilan. Me zgjedhjet e fundit dhe me rezultatin e publikuar u pa qartë se LDD nuk ka elektorat në Gjilan. Nuk i kemi hyrë në hak LDD-së dhe realisht nuk ndiejmë asnjë obligim ndaj tyre thotë Kadriu.

Kryetari i LDD-së Nexhat Daci gjatë një takimi që ka pasur me strukturat e saja në Gjilan ka lëshuar akuza edhe ndaj partnerit lokal AAK-së që drejtohet nga Rexhep Kadriu, raporton rajonipress.

“LDD si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal është e zhgënjyer edhe nga partneri lokal në Gjilan, sepse LDD-ja e kësaj komune nuk e ka merituar një sjellje të papërgjegjshme të AAK-së së Gjilanit”. Kështu ishte shprehur Daci duke ju referuar marrëveshjeve që ka pasur LDD – AAK në balotazhin e zgjedhjeve të fundit për Gjilanin.

FITORJA

Por kjo deklaratë e Dacit nuk e brengos e as shqetëson aspak Rexhep Kadriun e AAK-së. “Me përgjegjësi të plotë mund të them se nuk kemi asnjë obligim ndaj LDD-së në Gjilan e as ndaj Dacit në qendër. Ne si AAK marrëveshjen në nivel qendror e kemi respektuar dhe realisht nuk i kemi hyrë në hak LDD-së në Gjilan” sqaron për rajonipress Kadriu.

Kadriu tha se nuk ndien asnjë obligim ndaj LDD-së në Gjilan sepse s`ka pasur kurrfarë marrëveshje me ta. “Fuqia e votës së LDD-së e cila solli vetëm 320 vota të tyre tregon se ata nuk kanë elektorat në Gjilan. Fuqia e tyre minimale tregon më së miri vendin e tyre ku mund ta kenë ata” tha Kadriu.

Kadriu thotë se asnjëherë nuk është takuar me ata të LDD-së edhe pse thotë se kanë kërkesa që absolutikisht janë të paqëndrueshme. “Unë e ndiej vetën të pastër dhe kështu po punojë vazhdimisht për të mirën e qytetarëve të Gjilanit. Pjesa politike dhe institucionale tashmë në Gjilan është e qartësuar dhe e stabilizuar përfundimisht” tha Kadriu. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.