UBT

Kadriu: Nuk do të lejojmë që qendra e qytetit të jetë “gropa e Hajdin Sejdisë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga menaxheri i projektit, shefi i prokurimit, organi mbikëqyrës dhe kontraktuesi i këtij projekti, ka vizituar sot trasenë e lumit “Mirusha” për të shqyrtuar mundësinë që ky projekt të ecë sa më shpejt përpara.

Kadriu ka theksuar se do të përshpejtohen punët në finalizimin e këtij projekti tashmë të tejzgjatur nga ish-pushteti.

“Qëllimi ynë dhe i kryetarit Haziri është që të përshpejtohen punët në finalizimit e këtij projekti madhor për Gjilanin. Ky projekt ka ngecur jashtëzakonisht shumë, brenda gjashtë viteve nuk ka ecur si duhet dhe ka pasur ndërprerje të kohëpaskohshme të punimeve”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Fundamenti

Nënkryetari i Komunës ka pohuar se do të ketë dinamikë më të shtuar dhe do të ketë afate strikte për përfundimin e këtij projekti.

“Ne duam ta bëjmë një dinamikë më të shtuar, duam që të ketë afate strikte të përfundimit të këtij projekti dhe jemi të angazhuar maksimalisht që brenda kësaj jave t’i bëjmë prerjet definitive të gjendjes se ku jemi me shpronësime e projekt dhe javën e ardhshme do të dalim me qëndrim të qartë para qytetarëve se kur do të përfundojë ky projekt. Ne jemi maksimalisht të angazhuar që së paku segmenti i dytë të përfundojë në qershor dhe qendra e qytetit të mos jetë më ‘gropa e Hajdin Sejdisë’ , por të jetë ajo që qytetarët të shëtisim lirshëm dhe të kënaqen në këtë ambient që do të ndodhë”, ka shtuar Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.