UBT

Kadriu: Nuk do sillemi superior ndaj qytetarëve siç kanë vepruar të tjerët

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Unë jam munduar të kujdesem për ata që kanë kushte shumë të rënda, për ata që asnjëherë nuk janë ndihmuar nga komuna. Kam dashur të sillem me të gjithë, ashtu siç edhe jemi të barabartë. E jo të sillemi superior, sepse asgjë nuk na bënë neve më të lartë, vetëm nëse e kemi një post të kryetarit, sepse ky post vjen nga qytetarët tanë, ka thënë Rexhep Kadriu.

Banorë të Vrapqiqit, ishin mbledhur mbrëmë për të pritur kryetarin e ardhshëm të Gjilanit Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, si dhe anëtarë të tjerë të lartë të strukturës së AAK-së në Gjilan, për t`i shprehur pafund përkrahjen e tyre drejt fitores më 3 nëntor.

Madje, vet banorët kërkuan që në fillim nga delegacioni i AAK-së, që kryetarit aktual të komunës as mos t`i përmendet emri në mesin e tyre, sepse u krijon neveri të madhe, sipas tyre, emri i një njeriu që i gënjeu duke i shikuar në sy dhe që asnjëherë nuk u lodhë në realizimin e kërkesave të tyre.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së në nivel Qendror, tha se problemi i kësaj gjendje nuk është këtu, por është në krye. Ai tha se problemi është më lartë, por ndikimi është i madh edhe poshtë, duke thënë se kjo edhe është arsyeja pse njerëzit në nivel Kosove ankohen gjithkund.

Fundamenti

“Edhe ata që janë me pushtetin ankohen që gjendja nuk është e mirë. Dua të them, që me një qeverisje të keqe pësojnë të gjithë, ndërsa me një qeverisje të mirë, shumica ndjenë kënaqësi për arsye se jetojnë më mirë. Prandaj, ju bëjë thirrje të mobilizoheni dhe të punoni në drejtim të realizimit të një qëllimi, të cilin të gjithë e dimë, e që është fitorja e 3 nëntorit”, ka thënë Isufi.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili kishte vizituar banorët e Vrapqiqit edhe më parë, ka thënë se ai i din kërkesat dhe nevojat e këtyre banorëve, andaj ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet ato do të realizohen.

“Ne kemi nisë me ndihmë ndaj qytetarëve, duke e parë si formën më të mirë për ta kthyer besimin e tyre tek ne. Kështu vendosa me fillimin e projekteve, ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, rregullimin e ndriçimit, e të gjitha këto projekte janë realizuar me ndihmën e vet qytetarëve, të cilët pa hezitim i janë bashkangjitur gjithmonë iniciativave tona. Unë jam munduar të kujdesem për ata që kanë kushte shumë të rënda, për ata që asnjëherë nuk janë ndihmuar nga komuna. Kam dashur të sillem me të gjithë, ashtu siç edhe jemi të barabartë. E jo të sillemi superior, sepse asgjë nuk na bënë neve më të lartë, vetëm nëse e kemi një post të kryetarit, sepse ky post vjen nga qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Banorët e Vrapqiqit, kanë thënë se qëndrojnë mbrapa secilës lëvizje dhe veprim të Aleancës dhe kryetarit Kadriu, duke shtuar se mbështetja e tyre drejt kandidaturës së kryetarit të komunës është jashtëzakonisht e madhe thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/