GRANDEMALL

Kadriu: Nevojë urgjente për masa rigoroze, qeveria të veprojë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rritja e numrit të personave të prekur me COVID-19, dhe vdekja e një të moshuari i diagnostifikuar me virus, shpërfaqë nevojën urgjente për t`i shtrënguar masat preventive për ta pamundësuar përhapjen e virusit. Dje rezultuan pozitiv dy raste nga Gjilani, dhe si bashkëqytetarë, si njëri nga ju, t’ua përcjelli mesazhin, lutjen, nëse është nevoja edhe të përgjërohem që të qëndroni brenda në shtëpitë tuaja, si e vetmja “terapi” që e lufton këtë virus thotë Rexhep Kadriu.

Postimi i Rexhep Kadriut

Ta bëjmë këtë pikësëpari për veten tonë, sepse duke u kujdesur për vete, kemi shpëtuar fëmijët tanë, prindërit, rrethin shoqëror, kemi shpëtuar popullin në përgjithësi. Të bëhemi heronjë, e jo shkaktarë për humbje jetësh.

Bazuar në gjendjen reale, apelojë që; 1. Qeveria e Republikës së Kosovës të veprojë në bazë të përgjegjësive që ka karshi qytetarëve dhe të vendos Gjendjen e Jashtëzakonshme, dhe mos të merren me masa tjera që nuk prodhojnë rezultate siç është ora policore nga ora 20:00 deri ne 05:00 e mëngjesit, sepse edhe kështu nuk ka qarkullim të njerëzve në këtë interval kohorë edhe në normalitet. Është masë e rënd, porse Gjendja e Jashtëzakonshme, gjegjësisht ndalimi i lëvizjes së njerëzve, do të prodhoi rezultate të mira, sidomos në dy javët para nesh.

FIDANISHTJA

Pra, institucionet janë përgjegjëse për ndonjë përshkallëzim të situatës, nëse nuk ndërmerren masat rigoroze. Sistemi ynë shëndetësor, është faktori numër një që na obligon për masa të ashpra, sepse siç e dijmë, ka mungesë të Respiratorëve, aparaturë kjo bazë për të shpëtuar nga efektet që shkakton virusi COVID-19.

Pastaj, hendikep është edhe numri i vogël i profesionistëve shëndetësor adekuat, dhe nëse eventualisht kemi rritje të numrit të të prekurve, atëherë problemet janë të mëdha dhe thuajse të pa menaxhueshme, gjithnjë duke parë se çka po ndodh në vendet e rajonit.

2. Të fillojnë menjëherë shpërndarja e ndihmave familjeve me asistencë sociale, si pako ushqimore, gjësende higjienike, sepse tani veç ka filluar të vërehet mungesa e artikujve ushqimorë nëpër familjet me kushte jo të mira ekonomike, e të cilat nuk i kishin mundësitë për furnizim me artikuj paraprakisht, sepse shumë prej tyre nuk kanë asnjë burim financiar. Bashkë e me disiplinë, do t’ia dalim ka shkruar Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.