Hidromorava

Kadriu: Në PDK s`ka zot shpije e as knus, prandaj po flasin “zogjtë”

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Rexhep Kadriu dhe Nazim Gagica në një takim me mediet kanë demantuar deklaratat e Riad Rashitit këshilltar i PDK-së i cili pati akuzuar qeverisjen LDK-AAK për keqëmenaxhim e zvarritje të projekteve. Kadriu tha se puna e koalicionit është shumë produktive dhe larg asaj që kanë bërë ish pushteti. Riadi është njëri nga keqpërdoruesit më të mëdhenj të buxhetit dhe për këtë janë duke u bërë edhe hetime tha Kadriu.

Rexhep Kadriu i “ngacmuar” nga deklaratat e Riad Rashitit rreth keqqeverisjes gjashtë mujore ka thirrur një konferencë për medie ku ka folur për rezultatet e koalicionit dhe ka demantuar Rashitin për deklaratat e pamatura raporton rajonipress.

Kadriu i cili shoqërohej edhe nga Nazim Gagica tha se fatkeqësisht në PDK s`ka zot shpije, as knus dhe kjo po ndodhë pastaj e po flasin “zogjtë” për të promovuar vetën dhe për të ndërtuar karrierën e tyre politike.

Kadriu tha se të gjitha akuzat e Riad Rashitit janë të pabaza sepse lumi “Mirusha” në kohën e ish qeverisjes është punuar vetëm 770 metra kurse në kohën e qeverisjes së re janë punuar 1150 metra.”Ata të ish pushtetit kanë punuar nga 2.5 metra në ditë kurse ne nga 10 metra dhe “Mirusha” po shkon mirë sepse pagesat ndaj kompanisë po i kryejmë me rregull”.

Kadriu duke dhënë sqarime për lumin “Baja” tha se aty është punuar keq në kohën e ish pushtetit dhe ne kemi identifikuar problemet.”Aty kemi reaguar shpejt dhe kemi sanuar atë që e kemi gjetur keq e mbrapsht. Guximin që se ka pasur për shtatë vite ish pushteti ne po e kryejmë shpejt dhe sigurt”.

FIDANISHTJA

Edhe për projektin e rrugëve me katër korsi, Kadriu tha se është projekt i premtuar dhe i realizueshëm .”Të gjitha detajet janë kryer, është kryer edhe projekti që ka standarde evropiane ndërsa nuk po realizohet sepse shoku Riad i ka lënë hiq më pak se 9 milion euro borxhe. Riadi që po kritikon ka krijuar shpenzime marramendëse për dreka e darka, udhëtime jashtë vendit e telefonata, kurse unë asnjë cent nuk e kam shfrytëzuar për telefon sepse e kam personal dhe privat dhe vetëm 290 euro kam bërë shpenzime në këtë gjashtëmujor për naftë”.

Kadriu tha se Riad Rashiti shpejt do të përballet me drejtësinë sepse janë duke u zhvilluar hetime në shumë drejtime.

Kadriu tha se PDK nuk duhet të flas rrugëve sepse ata realisht nuk kanë zot shtëpie dhe po flasin zogjtë dhe kjo është konferenca e fundit që merremi me ta sepse koalicioni LDK-AAK ka punë të mëdha për të bërë tha Kadriu.

Edhe Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme tha se gjetjet që janë gjetur nga ish qeverisja janë të shumta. “Rreth 318 lëndë janë deponuar nga krimet e rënda që janë shkaktuar nga ish qeverisja e kaluar”.

Gagica tha se tani puna në këtë sektor është stabilizuar sepse punohet profesionalisht dhe jemi në shërbim të qytetarëve ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.