FIDANISHTJA

Kadriu: Në këtë fazë po investohen edhe gjashtë rrugë në Zhegër, me mbi 100 mijë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe drejtori i Prokurimit, Sali Kqiku, kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e gjashtë rrugëve të reja që po ndërtohen në fshatin Zhegër në kuadër të shumë punëve që janë duke u bërë në pjesë të ndryshme në Gjilan.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu, ka thënë se të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit meritojnë kushte më të mira infrastrukturore dhe për këtë Komuna e Gjilanit është duke punuar me dinamikë të shtuar dhe një shtrirje në gjithë hapësirën e saj.

FIDANISHTJA

“Jemi në vizitë punimeve që janë duke u bërë në ndërtimin e gjashtë rrugëve të reja në fshatin Zhegër. Të gjithë qytetarët meritojnë infrastrukturën publike dhe përkujdesjen më të mirë të institucioneve komunale. Sot po i përgëzojmë qytetarët për këto gjashtë rrugë, duke i informuar se përkujdesja e qeverisjes lokale e udhëhequr nga kryetari Haziri do të jetë edhe më e madhe për çdo ditë të ardhshme. Në këtë fazë do të investohet asfaltimi i rrugëve, rregullim i rrjetit të kanalizimit, në mënyrë që punët të bëhen me rend dhe të kenë jetëgjatësinë më të qëndrueshme. Vlera totale e këtij projekti është rreth 100 mijë euro”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ndryshe, Kadriu ka thënë se punët në ndërtim të infrastrukturës publike do të vazhdohen për çdo ditë, ngase investimet janë të qytetarëve me taksat e tyre që i paguajnë Komunës dhe poashtu me projekte do t’u kthehen në investime publike./rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.