Kadriu: Në AAK po ndodhin reforma kualitative
Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan thotë se janë në fazën e fundit të përgatitjes së kuvendeve nëpër nëndegë. Për rajonipress Kadriu tha se zgjedhjet e brendshme në AAK do të karakterizohen me një reformë kualitative. Koalicioni LDK – AAK sipas Kadriut është një koalicion i rindërtimit të Gjilanit, si në administratë ashtu edhe në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve. “Këtë muaj po hymë në muajin e punës dhe nuk do të ndalemi sepse përpara kemi punë të mëdha për qytetarin e Gjilanit”.
Rexhep Kadriu nuk është brengosur fortë për ikjen e një kryetari të nëndegës nga ky subjekt politik. Përkundrazi ai thotë se AAK tash po profilizohet dhe po angazhon njerëz e kuadro të shëndoshë e kreativë.
Kadriu tha për rajonipress se janë në fund të përgatitjes së kuvendeve nëpër nëndegë. “Zgjedhjet e brendshme në AAK do të karakterizohen me një reformë kualitative e jo si deri tash kuantitative. Nuk do të ngutemi në këtë proces sepse do të ketë zgjedhje në të gjitha organet e partisë duke u nisur nga kryetari i degës e deri tek nëndega dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm, madje as kryetari. I ftojë tërë elektoratin e AAK-së që të punoj dhe secili prej tyre ka të drejtë që të kandidojë edhe për postin e kryetarit”.
Kadriu thotë se ky proces kualitativ me siguri do të jetë i dhimbshëm për ndonjë anëtar i cili mund të jetë i pakënaqur, por janë paralajmëruar edhe ardhje të reja e kualitative, njerëz të respektuar të komunës ë Gjilanit. “Kjo është një dëshmi e mirë se puna e nënkryetarit dhe e drejtorëve në ekzekutivin e komunës po funksionon në mënyrën më të mirë dhe është shembulli më i mirë se si udhëheqin dy parti të djathta LDK-AAK”.
Koalicioni LDK- AAK sipas Kadriut është një koalicion i rindërtimit të Gjilanit, si në administratë ashtu edhe në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve. “Këtë muaj po hymë në muajin e punës dhe nuk do të ndalemi sepse përpara kemi punë të mëdha për qytetarin e Gjilanit”.
Sipas Kadriut do të fillohet me projekte në Dardania, rruga katër korsi, trasimi i rrugëve në Fidanishte dhe investime në fshatrat Dobërqan, Cërrnicë, Zhegër, Përlepnicë. “Gjithashtu një punë e madhe dhe investime në infrastrukturë mbi 3 milion euro, pastaj përgatitja për projektimin e rrugës së Prishtinës tërësisht e me infrastrukturë të re nëntokësore. Gjilani do të ndryshon me koalicionin LDK-AAK” tha Kadriu./rajonipress/


