RCCOLA

Kadriu: Në AAK ka një frymë të mirë fetare

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu i shoqëruar nga anëtarë të strukturës së Aleancës, kanë vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan.

Delegacioni i Aleancës me në krye Rexhep Kadriun është pritur nga kreu i Bashkësisë Islame imami Sylejman Osmani, i cili i ka falënderuar ata për vizitën duke thënë se gëzimi i bajramit bëhet akoma më i madh kur vijnë shokë, miqtë, dashamirë dhe anëtarë të një familje prej pozitave të ndryshme, sepse vijnë në shtëpinë e vet.
“Ne dëshirojmë që secilin që vjenë këtu ta bëjmë ta ndijë veten mirë dhe rehat sepse ne jemi institucion që punojmë për ju dhe bëjmë shërbime për besimtarët myslimanë”, ka thënë imami Sylejman Osmani.

Ndërsa, ai ka shtuar duke thënë se që nga ardhja e kryetarit Kadriu në krye të Aleancës, kanë parë një afërsi më të madhe që është e shëndetshme edhe për partinë edhe për qytetarët në përgjithësi.

Mobi Casa

Kadriu, i cili çdo herë uron Bashkësinë Islame me rastin e festës së Bajramit, ka thënë se pikë së pari këtë e sheh si obligim të tij e më pas qëllimi tjetër është që të jepet një mesazh i mirë, që edhe të tjerët të vijnë në urime të tilla.
“Ne në Aleancë kemi një frymë të mirë fetare, jemi bashkëpunues dhe dëshirojmë që të respektohen përcaktimet fetare. E kemi potencuar edhe më parë, por po e them edhe tani se Bashkësia Islame në Gjilan si tani si edhe në të ardhmen i ka dyert hapur për çfarëdo bashkëpunimi apo ndihme nga ana jonë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Ndryshe, ai ka uruar të gjithë qytetarët e Gjilanit festën e Kurban Bajramit, duke i dëshiruar lumturi në familje thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/