Eko Higjiena

Kadriu ndihmon fëmijët e Vërbicës së Zhegocit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, të hënën ka qëndruar në Verbicë të Zhegocit, me ç’rast ka dhuruar mbathje për nxënësit e shkollës së malësisë.

Kjo iniciativë e kryetarit Kadriu ka ardhur me të parë gjendjen e vështirë financiare që mbizotëron në këtë anë, prandaj ka vendosur që të kontribuojë sadopak në zbutjen e saj.

“Ne kemi qenë edhe më herët këtu dhe kemi parë që banorët e Verbicës së Zhegocit dhe Zhegocit ballafaqohen me kushte të vështira ekonomike. Obligim i yni është ti dalim në ndihmë dhe të ndihmojmë këta fëmijë, prandaj unë i bëjë thirrje edhe drejtorit të shkollës që çfarëdo kërkese që ai ka, ta adresojë tek ne “, ka thënë kryetari Kadriu.

FIDANISHTJA

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror dhe komandant i ZOK-ut, ka thënë se kjo malësi ka dhënë çmimin e vet dhe është obligim per në të përkujdesemi për këtë shoqëri.

Isufi i ka bërë thirrje banorëve të kësaj ane që të kthehen në trevat e tyre, njëherit ka thënë se ndihma drejtuar këtyre njerëzve që kanë dhënë shumë për vendin tonë, mund t’ia kthejë perspektivën vet banorëve dhe madje gjithë Anamoravës.

Ky aktivitet i radhës i kryetarit Kadriu, është nismë në baza krejtësisht vullnetare, me qëllim që të ndihmojë fëmijët e Verbicës së Zhegocit dhe Zhegocit./rajonipress/