RCCOLA

Kadriu : Mos të politizohet rezoluta për Kosovën Lindore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kushtrim Kadriu zyrtar i lartë në shoqatën “Vatra” tha për rajonipress se interes i popullatës së Kosovës Lindore dhe i vet “Vatrës” është që nesër të aprovohet rezoluta dhe që ajo mos të politizohet. Ne jemi të kënaqur nëse kjo rezolutë aprovohet dhe nëse zyret e premtuara do të jenë funksionale.

Drejtues të Shoqatës “Vatra” në Gjilan e cila rreth vetës ka një numër të madh të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore e që janë të koncentruar kryesisht në Anamoravë janë të brengosur me politizimin që po i bëhet rezolutës së propozuar për Kosovën Lindore e cila pritet të votohet nesër nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kushtrim Kadriu zyrtarë i lartë në “Vatra” tha për rajonipress se politizimi i rezolutës nuk është në interes të popullatës së Kosovës Lindore.”Ne kërkojmë nga deputetët që ta votojnë rezolutën pasiqë ajo është në interes të vet popullatës së Luginës, por edhe në interes të të dëbuarve që ndodhen në Anamoravë” tha Kadriu.

Kadriu tha se janë të shqetësuar me trajtimin dhe meritat që disa lider politik po mundohen t`ia atribuojnë vetës. “Jemi kundër politizimit të rezolutës nga ana e partive politike. Ne jemi të interesuar që rezoluta të del dhe aprovohet si kërkesë dhe nevojë e popullatës së Kosovës Lindore dhe insistimit të pareshtur të shoqatës “Vatra” tha Kadriu.

Uji Dea

Kadriu i ka rikujtuar partitë politike në Kosovë se “Vatra” ka pasur takime, kontakte, debate, biseda e bashkëbisedime rreth idesë për rezolutën që nga viti 2012. “Në të gjitha këto takime e kontakte kemi kërkuar aprovimin e rezolutës dhe hapjen e një zyreje për nevojat e të dëbuarve të Kosovës Lindore”.

Kadriu tha se realisht nëse aprovohet rezoluta dhe nëse zyret e premtuara janë funksionale atëherë popullata e Kosovës Lindore duhet të jetë e kënaqur. Duke folur për hapjen e zyrave, Kadriu tha se këto zyre duhet të jenë funksionale dhe ato realisht duhet të kenë rol administrativ për rregullimin e dokumentacionit dhe identifikimin e banorëve dhe unifikimin e partive politike që veprojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Kadriu tha se vet fakti që ka një interesim kaq të madh të partive politike për të lobuar për rezolutën tregon se ne jemi faktor.”Mos harroni se vetëm në Gjilan ka të vendosur 13 mijë shqiptarë të dëbuar nga Kosova Lindore , derisa në tërë Anamoravën janë rreth 14 mijë veta. Nga ky numër 8500 qytetarë kanë të drejtë vote” tha Kadriu./rajonipress/