Hidromorava

Kadriu: Modeli qeverisës i Ramush Haradinajt, ka qenë i nevojshëm për Kosovën

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Çdo ditë po dëshmohet se modeli qeverisës i Ramush Haradinajt, ka qenë i nevojshëm për Kosovën shumë vite më parë. Temat me të cilat Kosova sot ballafaqohet, nuk do të ishin aktuale sikur Haradinaj të mos kishte pengesa për të cilat e dimë të gjithë ka shkuar Rexhep Kadriu.

Kjo shkollë qeverisëse, çdo ditë Kosovën po e bënë një vend me perspektivë, me orientim të qartë dhe të ardhme evropiane. Kosova po bëhet me Ushtrinë e saj, më e sigurtë dhe me të ardhme të qëndrueshme. Kjo, si rezultat i besimit të qendrave vendimmarrëse në botë, si ShBA-të dhe Gjermania, karshi lidershipit aktual në Kosovë.

UBT

Qytetarët tanë do ta gëzojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë, një e drejtë e mohuar për shumë vite. Pra, Kosova ka nis të njihet si shtet serioz dhe me qeverisje të mirëfilltë. Vendi ynë po e kristalizon të ardhmen e tij. Vazhdojmë tutje duke mos u marrë me thirrjet nga brenda që i hidhërohen suksesit të shtetit tonë ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/