GRANDEMALL

Kadriu merr pjesë në takimin e parë të “AZHR-Lindje”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje (AZHR Lindje) ka mbajtur takimin parë të Bordit të Partnerëve me udhëheqësit e rinj komunalë, gjegjësisht kryetarët e komunave partnere që pas zgjedhjeve komunale të vitit të kaluar.

Në takim ishte i pranishëm nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu si dhe kryetarët e Komunave të: Ferizajit, Kaçanikut, Vitisë, Hanit të Elezit, Kllokotit, Novobërdës, Kamenicës dhe Parteshit sikur dhe zëvendës kryetarët e Komunave të Ranillugut dhe Shtërpcës.

Në këtë takim janë prezantuar aktivitetet e zbatuara nga rajoni lindje në kuadër të procesit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal i ndihmuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Drejtor Ekzekutiv AZHR-Lindje, Almir Hyseni, i njoftoi kryetarët e komunave se të gjitha aktivitetet e parapara në planin e punës janë zbatuar me sukses dhe i njoftoi kryetaret e komunave për aktivitetet që do t’i ndërmarrë agjencioni për të ndihmuar Komunat, OJQ-të dhe komunitetin e biznesit për të absorbuar sa më shumë grante për projektet zhvillimore ne rajon.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, i cili theksoi se Zyra e BE-së ne Kosovë do të vazhdojë të ndihmoj këtë rajon përmes granteve të ndryshme të lansuara nga kjo Zyre, duke përmendur grantet e ndryshme si ai i EURED-it, bashkëpunimit ndër-kufitar, “Kosova e Bukur” etj.

GRANDEMALL

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu ka treguar për përgatitjet që Komuna e Gjilanit është duke i bërë për projektin e Bashkimit Europian “Kosova e Bukur”, ndërsa ka falënderuar z. Stock për investimet që Bashkimi Europian po i bënë në Gjilan.

“Ne si Komunë e Gjilanit do të konkurrojmë me 3 projekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e trotuareve, infrastrukturës, meremetimit të shkollave, fushave të shkollave e gjelbërim. Besojmë se do t’i fitojmë këto projekte”, është shprehur nënkryetari Kadriu.

Kadriu e ka shtruar çështjen se kur do të nisë ndërtimi i Bibliotekës në Gjilan, që financohet nga fondet e Bashkimit Europian, ndërsa ka marrë përgjigje nga përfaqësuesi i zyrës së BE-së, Christof Stock se në fillim të marsit do të fillojë puna.

Në këtë takim është vendosur që kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani të caktohet kryesues i Bordit të AZHR – Lindje për mandatin e ardhshëm njëvjeçar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.