Eko Higjiena

Kadriu merr përkrahje masive në Llashticë e Pograxhë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të dielën, edhe Llashtica e ka pritur kryetarin e ardhshëm të Gjilanit Rexhep Kadriu, në tubimin e organizuar në shkollën fillore të fshatit derisa mbështetje Kadriu ka marrë edhe në Pograxhë.

Sabri Rexhepi, kandidat për këshilltar komunal nga Llashtica, ka kërkuar nga bashkëvendësit e tij që të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun, sepse sipas tij, të gjithë duhet ta ndryshojnë aktualitetin, e që është një e ardhme në rrezik nëse votojmë ata që na shkatërruan deri më tani.

Fjalën e mori edhe deputeti i parlamentit të Kosovës Nijazi Idrizi, i cili tha se pikërisht në këto anë (Llashtice, Zhegër) kam mësuar si ta dua atdheun. Ai ka folur edhe për proceset historike që kanë kaluar për të arritur deri më tani, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të Llashticës, të votojnë njeriun i cili ka dëshmuar patriotizëm, duke ndihmuar dhe përkrahur vendin e tij ndër vite.

Jashar Ramadani kryetar i LDD-së në Gjilan, i cili po ashtu mori fjalën, tha se mburremi dhe krenohemi me traditat që i kemi, jemi vetvetja dhe të tillë do të ecim, na deshën të tjerët apo jo. Ramadani i ka bërë thirrje qytetarëve të Llashticës ta duan njeriun e tyre, nëse duan të kenë progres.

Ndërkaq kryetari Kadriu, i cili ka falënderuar banorët e Llashticës për prezencën, ka thënë se bashkë do ti prijnë proceseve të ndryshimit më 3 nëntor. Ai ka paraqitur para banorëve listën me prioritete, duke premtuar se të gjitha këto prioritete që janë listuar nga et kryetarët e nëndegëve dhe banorët e Llashticës, do të realizohen qysh në mandatin e tij të parë. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë më 3 nëntor, të votojnë për ndryshimin në të mirë të të gjithëve dhe për një të ardhme të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Hidromorava

Në kuadër të tubimeve të shumta elektorale që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan ka organizuar, të dielën ka qëndruar në fshatin Pogragjë, ku struktura është pritur nga një numër i konsiderueshëm i banorëve të fshatit.

Sami Azemi, kandidat për këshilltar komunal nga Pogragja, ka folur për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që ky fshat ka marrë nga kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili njëherit i ka bërë thirrje bashkëvendësve të tij, që të votojnë numrin 62.

Para bashkëvendësve të tij ka folur edhe nënkryetari i parë i AAK-së dhe bartësi i listës Selami Xhemaili, i cili tha se tani është koha më e mirë që të vendosim për të ardhmen tonë, duke votuar së pari Rexhep Kadriun për kryetar të komunës dhe pastaj listën e kandidatëve të AAK-së, listë kjo e cila përmban emra që premtojnë dhe që e kanë dëshmuar veten se janë të denjë për të marrë pjesë në proceset e ndryshimit të Gjilanit.

Ndërkaq kryetari Kadriu, ka thënë se premtimet e tij vlejnë njëjtë edhe për qytetarët e Pogragjës dhe se ai do ta mbajë fjalën e tij dhe këtë o ta dëshmojë para të gjithë qytetarëve pas 3 nëntorit. Kryetari Kadriu ka folur edhe për prioritetet e tij për Pogragjën, ndërsa ka shtuar se vazhdon të jetë krah i fuqishëm i qytetarit të Gjilanit, në mbështetje dhe ndihmë të tyre thuhet në njoftimet e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/