Mobi Casa

Kadriu merr përkrahje edhe në Verbicë dhe Kmetoc

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Banorë të Kmetocit dhe Verbicës së Kmetocit, të premten janë mbledhur për të pritur kryetarin e AAK-së në Gjilan dhe kryetarin e ardhshëm të Gjilanit Rexhep Kadriu si dhe pjesën tjetër përbërëse të ekipit të tij.

Kadriu, i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, bartësi i listës Selami Xhemaili, kandidati për këshilltar komunal nga ai regjion Ibish Ibishi dhe të tjerë, janë takuar me një numër të qytetarëve të këtyre fshatrave, para të cilëve ka folur për programin e Aleancës dhe prioritetet që do të zbatohen qysh në mandatin e tij të parë.

Mobi Casa

Kadriu i ka premtuar banorëve të Kmetocit dhe Verbicës së Kmetocit, se bashkë do të zgjedhin prioritetet dhe bashkë do t`i realizojnë ato, sepse sipas tij, nëse nuk ka ndodhur deri më tani, nuk do të thotë se nuk mund të bëhet.

“Qeverisja e keqe komunale ka bërë që qytetarët të jenë akoma në probleme me çështjen e kanalizimit, ujësjellësit, ndriçimit etj, çështje këto për të cilat është dashur moti kohë të mos flasim”, ka thënë Kadriu thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.