Kadriu me punë do ta sjellë ndryshimin e madh për Gjilanin

Gjilan – Kryetari i Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Gjilan, njëherit kandidat për këshilltar komunal Labinot Hyseni, të martën është pritur nga nëndegët e të rinjve të AAK-së në Dardani.
Egzon Behluli, Shkenda Fera dhe Arbenita Shkodra, kanë pritur Hysenin në zyret e nëndegës në lagjen “Dardania”, të cilët e kanë njoftuar atë për gjendjet e të trija këtyre nëndegëve dhe për interesimin e të rinjve për t’iu bashkangjitur Aleancës.
“Qëllimi i kësaj vizite është ta dimë gjendjen e nëndegëve të ARK-së në Dardani, të jemi në dijeni me lëvizjet që ka pasur struktura muajve të fundit dhe të njoftohemi nëse ka apo jo interesim të të rinjve për tu bërë pjesë e jona”, ka thënë Hyseni.
Hyseni, ka kërkuar nga të gjithë të rinjtë e Dardanisë, që të tregojnë përkushtim dhe angazhim gjatë këtij muaji sa ka mbetur, në mënyrë që me punë, bashkë ta arrijnë qëllimin që e ka nisur kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, fitoren më 3 nëntor.
“Të punojmë bashkë, sepse para nesh kemi shembullin më të mirë që vetëm me punë mund të krijohen ndryshime dhe ai shembull është kryetari Rexhep Kadriu”, ka thënë në fund kryetari i të rinjve të Aleancës Labinot Hyseni.
Kryetarët e nëndegëve të ARK-së një lagjen “Dardania”, kanë thënë se janë të kënaqur me prezencën e të rinjve në Aleancë dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar. Ata kanë shpjeguar edhe për gjendjen e strukturës dhe anëtarësimet e reja, ndërsa janë shprehur entuziastë në fitoren e Aleancës dhe kryetarit Rexhep Kadriu.
Në këtë takim, Hyseni është shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së ARK-së Ardian Ademi(kandidat për këshilltar komunal) dhe Arbëreshë Kryeziu./rajonipress/