UBT

Kadriu: Me mua në qeverisje jeta e gjilanasve është më e lehtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të dielën është takuar me një grup të qytetarëve të Gjilanit, me të cilët ka bashkëbiseduar për kushtet, gjendjen dhe kërkesat që ata kanë në përgjithësi.

I shoqëruar nga aktivistë të Aleancës, ai ka qëndruar në njërën nga kafiteritë e qytetit, duke premtuar se do t`i dëgjojë hallet e secilit dhe se do t`i shënojë ato, që për secilën kërkesë të gjendet në zgjidhje.

“Unë besojë që ju tashmë e keni kuptuar që për mua dhe Aleancën në Gjilan, misioni kryesor është qytetari. Kjo edhe është arsyeja që unë i kam hyrë kësaj gare. Duke parë gjendjen e vështirë në teren, duke parë nevojën e qytetarëve për kushte më të mira për jetesë, unë kam vendosur që me para të mija të investojë, në mënyrë që t`i ndihmojë sadopak dhe t’ia bëjë më të lehtë jetën”, ka thënë kryetari Kadriu.

UBT

“Një tjetër prioritet i Aleancës në Gjilan është edhe bashkëpunimi shumë i mirë që ne kemi me të rinjtë. Ne në Aleancë kemi një strukturë jashtëzakonisht të mirë të të rinjve, e cila funksionon shumë mirë dhe që është krah i fortë i yni dhe kjo ka ndodhur vetëm sepse gjithmonë kemi hapur dyert për të rinjtë dhe kemi ofruar mundësi dhe hapësirë për ta”, ka shtuar kryetari Kadriu.

Ai u ka premtuar këtyre qytetarëve se mbas 3 nëntorit, nuk do të ankohen më, sepse kërkesat e tyre ai si kryetar i ardhshëm i komunës do t`i vë në radhë të parë dhe të parët që do të përfitojnë do të jenë vet qytetarët./rajonipress/