Fundamenti

Kadriu: Me lider si Haradinaj, dhe me një ofertë si AAK-PSD, Kosova ka të ardhme të sigurt

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Për herë të parë ndodh që qytetarët, të të gjitha moshave, gjinive, profesioneve, nuk të lejojnë të flasësh për qeverinë Haradinaj, por që në fillim të bisedës ta thonë troç se janë krenarë që Kosova përfundimisht ka gjetur liderin e saj, liderin aq shumë të nevojshëm për popullin ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Mobi Casa

Me Ahmet Isufin sonte bashkëbiseduam me disa qytetarë të Gjilanit. Një të vërtetë duhet ta ndaj me të gjithë ju miq, për herë të parë ndodh që qytetarët, të të gjitha moshave, gjinive, profesioneve, nuk të lejojnë të flasësh për qeverinë Haradinaj, por që në fillim të bisedës ta thonë troç se janë krenarë që Kosova përfundimisht ka gjetur liderin e saj, liderin aq shumë të nevojshëm për popullin. Me lider si Haradinaj, dhe me një ofertë si AAK-PSD, Kosova ka të ardhme të sigurtë ka shkruar Kadriu./rajonipress/