RCCOLA

Kadriu: Marrëveshja bazohet në harmonizimin e programeve të përbashkëta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas arritjes së marrëveshjes mes LDK-së dhe AAK-së ka folur Rexhep Kadriu sipas të cilit kjo marrëveshje bazohet në harmonizimin e programeve të përbashkëta zhvillimore. Kadriu tha se në ditët në vijim do të dihen edhe emrat e drejtorive.

Kryetari i Gjilanit dhe njëherit Kryetari i LDK- së Lutfi Haziri dhe Kryetari i AAK-së Rexhep Kadriu kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje edhe për katër vitet e ardhshme në komunën e Gjilanit.

Uji Dea

Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së dega në Gjilan theksoi se kjo marrëveshje bazohet në harmonizimin e programeve të përbashkëta zhvillimore, por edhe performancat e përbashkëta e treguar në bashkëqeverisje mes këtyre dy partive në periudhën 2014 -2018.

Kadriu më tutje theksoi se ditët në vijim do të ju njoftojmë për drejtoritë me të cilat do të udhëheq AAAK, por edhe emrat të cilët do të drejtojnë këto drejtori./rajonipress/