Eko Higjiena

Kadriu: Luta do të investojë një milion € në Çarshi e zero € në ujë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Siç dihet, Lutfi Haziri po jeton në Prishtinë dhe nuk po e ndjenë mungesën e ujit, e rrjedhimisht nuk po merret me të. Në një deklaratë, i pari i Gjilanit pati deklaruar se qytetarët e Gjilanit janë në krizë për ujë, ku me këtë rast komuna e Gjilanit kishte kërkuar nga qeveria një mbështetje prej 600,000 €, ngase i gjithë projekti për stabilizimin e furnizimit më ujë kushton 800,000 €. Deri më tani Komuna e Gjilanit i ka siguruar vetëm 200,000 €, nga buxheti komunal thotë Kushtrim Kadriu.

Kadriu thotë se Lutfi Haziri po e akuzon qeverinë se nuk po e përkrahë projektin e zgjidhjes së këtij problem, mirëpo, në një konferencë për media të mbajtur së fundi, zyrtarët e komunës njoftuan se do të fillojë të ndërtohet sheshi i ri me vlerë prej një milionë €.

UBT

Një pyetje për Llutfi Hazirin: si nuk mund të gjendeshin ato para për zgjidhjen e problemit të ujit, e si u gjendën tani për ndërtimin e sheshit? Uji është më me prioritet se sa sheshi. Uji është domosdoshmëri, ndërsa sheshi nuk është ka thënë Kadriu./rajonipress/