Kadriu: “Listë Unike Shqiptare” në Luginë ose serbët fitojnë
Gjilan – Numri i shqiptarëve në Kosovën Lindore vazhdimisht po pakësohet, numri i tyre po bie në mënyrë drastike, ngase menjëherë pas luftës kishte banorë të fshatrave të Malësisë së Bujanocit dhe të Malësisë së Karadakut që emigruan në drejtim të Kosovës, më pas emigrimi vazhdoi edhe kur për Serbinë u hoq regjimi i vizave nga BE-ja dhe shumica e kësaj popullate që ka emigruar tashti janë stabilizuar si në Kosovë ashtu edhe në vendet e BE-së, gjë e cila ka bërë që të bjerë numri i banorëve shqiptarë në Kosovën Lindore”.
“Me rënien e numrit të banorëve, në masë të madhe ka rënë edhe numri i votuesve shqiptarë, gjë që përbën rrezik të madh që të humbet pushteti në komunën e Bujanocit dhe mund të ndodhë ajo që më herët i kishte ndodhur komunës së Medvegjës, e cila tani dominohet nga serbët” thotë Kushtrim Kadriu.
Sipas Kadriut ekzistimi i shumë partive politike e ndan votuesin shqiptar, ku secila parti merr nga pak vota nga votuesit e vet, derisa serbët po i bashkojnë listat e tyre dhe ato janë shumë më të unifikuara, andaj ato edhe mund të dalin të parat dhe ta marrin pushtetin, sidomos në komunën e Bujanocit”.
“Nëse në Kosovë serbët mund të krijojnë një ‘Lista Srpska’, pse shqiptarët nuk do të mundë të krijonin një “Lista Shqiptare” shprehet ai./rajonipress/


