Mobi Casa

Kadriu: Kryesues, jep dorëheqje e mos i shkakto më shumë dëm komunës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kuvendi i Gjilanit ka muaj që nuk është në funksion. Në vend se ai të jetë vend diskutimi e arenë idesh, atë e ka zënë pluhuri. Kryesues, jep dorëheqje e mos i shkakto më shumë dëm komunës. Shko e kryeje shkollën e pastaj eja ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Postimi i plotë:

Kuvendi nuk po mblidhet dot si pasojë e trillimeve dhe driblimeve politike të Arianit Sadikut, kryesuesit gënjeshtar, i cili nuk di ta kryej punën e tij dhe i cili, me gjasë nuk e gëzon mbështetjen e as të partisë së vet.

Uji Dea

Për t’i ikur shkarkimit eventual, ai duke përdorur arsyetime banale po i shtyn seancat e kuvendit.

Kryesues, jep dorëheqje e mos i shkakto më shumë dëm komunës. Shko e kryeje shkollën e pastaj eja.