RCCOLA

Kadriu: Kryesia e re e zgjedhur sot, premtuese për një Gjilan modern

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të shtunën Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, unanimisht ka votuar për kryesinë e re të AAK-së në Gjilan. Emra të njohur, profesionistë dhe të dëshmuar në jetën publike në nivel lokal dhe në atë qendror, e përbëjnë kryesinë e re të degës. Kreu i AAK-së në Gjilan, njëherit zëvendësministër i Infrastrukturës në qeverinë Haradinaj, Rexhep Kadriu, u shpreh se me këtë përbërje të kryesisë, jemi të gatshëm për ballafaqime të reja me sfidat që na presin në nivel lokal, por edhe në atë qendror.

“AAK në Gjilan gjithmonë ka pasur emra të njohur për ndershmëri, sinqeritet e profesionalizëm. Kemi dëshmuar se dijmë të qeverisim ndryshe, ndershëm dhe për qytetarin. Të qenit ne bashkëqeverisje në nivel lokal, dhe në qeverisje në nivel qendror, AAK llogaritet si subjekti i vetëm politik që rikthen shpresën për një jetë më të mirë për qytetarët, dhe që merr vendime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, tha Rexhep Kadriu.

Eco Higjiena

Ai shtoi se Anamorava në përgjithësi, e Gjilani në theks të veçantë, janë rikthyer në vëmendjen e qeverisë nacionale. “Për herë të parë në Kosovë, qeveria nacionale i sheh komunat e Kosovës njësoj dhe si të pandashme sa i përketë investimeve. Kjo qeveri po dëshmon se nuk i intereson aspak se kush qeverisë me komunat, përkundrazi, investon në të gjitha, sepse për neve në fokus është përmirësimi i gjendjes së qytetarëve nëpër të gjitha komunat. Andaj, duke e parë edhe vullnetin tuaj për angazhim dhe bashkëveprim në AAK, lirisht mund të konstatoj se e ardhmja e Gjilanit është e sigurt, ngase aleanca rreth vetës çdo ditë po mbledh njerëz që kanë synim mirëqenien e qytetarit dhe zhvillimin e komunës dhe Kosovës”, përfundoi Kadriu./rajonipress/