Kadriu: Kosovën e presin ditë të mira

Gjilan – Kosovën e presin ditë të mira, jo të lehta, por të kapërcyeshme me një vullnet për punë, seriozitet dhe guxim në vendime, dhe sinqeritet në raport me popullin. Haradinaj e dëshmoj se mundet dhe ia del. Për një Kosovë 100% shtet ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Bashkë me Ahmet Isufin, dhe Bajram Hasanin, në “Kulla e Bashkimit”, takuam një grup të rinjësh nga Gjilani. Bashkëbiseduam për tema nacionale që janë mbyllur në qeverinë Haradinaj, për tema të mëdha që e presin Kosovën si dhe për investimet që janë bërë në Gjilan e Anamoravë në këtë mandat.

Për dallim nga vitet e kaluara, rrallë herë hasim tek ata qytetarë që kur takohemi flasin për tema ose të interesit personal, ose të rretheve të ngushta. Tani shohim se kanë ndryshua gjërat; flitet për sovranitet, për partneritet serioz me shtetet e fuqishme mike, për masa ndaj produkteve të Serbisë, e të ngjashme. Pra, flitet për barazi, për sundim të ligjit, flitet për integrime, dmth tema të cilat i ka nxjerrë Ramush Haradinaj për tu përballur me to.
Kosovën e presin ditë të mira, jo të lehta, por të kapërcyeshme me një vullnet për punë, seriozitet dhe guxim në vendime, dhe sinqeritet në raport me popullin. Haradinaj e dëshmoj se mundet dhe ia del. Për një Kosovë 100% shtet ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).