KKGJILAN

Kadriu: Kosova 100% shtet, është baza mbi të cilën ndërtohet e ardhmja

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kosova është shumë herë më e rëndësishme se fati i organizatave politike, individëve dhe çfarëdo tjetër që nuk e përbën tërësinë. Zgjedhjet e 6 tetorit janë historike, sepse në rrethana çfarë jemi, lirisht mund të themi se janë konfirmim i sovranit se nuk e ka askush dhe asnjëherë të drejtën të luaj me territorin, kufijtë dhe të ardhmen tonë të përbashkët ka shkruar Rexhep Kadriu.

Është naive të besosh se mund të ndodh zhvillim ekonomik, se mund ti bindësh investitorët e huaj për investime në Kosovë, të jesh partner serioz me shtete të fuqishme, ndërsa edhe pas 11 viteve nga shpallja e Kosovës shtet, bëhen përpjekje me e nxjerrë në tavolinë bisedimesh saktësisht statusin, gjithnjë për mbijetesë politike të individëve dhe grupimeve të ndryshme, si jashtë ashtu edhe brenda neve.

Eco Higjiena

Kosova ka nevojë për institucione të përgjegjshme, serioze, të qëndrueshme, të pa nënshtruara dhe që ruajnë interesin e vendit. Republika jonë si asnjëherë më parë thuajse, ka nevojë me pasur një kryeministër i cili do ta përmbyllë temën e dialogut me Serbinë, gjithnjë duke u bazuar në deklaratën e pavarësisë. Çdo veprim ndryshe, bie ndesh me përpjekjet historike të popullit shqiptar.

Kosova 100% shtet, është baza mbi të cilën do të bëhet zhvillimi ekonomik, arsimi cilësor, drejtësia e pa ndikuar nga politika, dhe anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtar. Kosova ka adresë për zhvillim, koncepti shtet 100%, dhe Ramush Haradinaj, do ta bëjnë këtë. Tanimë është dëshmuar ka shkruar Rexhep Kadriu./rajonipress/