Kadriu konfirmohet kandidat për deputet: Fokusi ynë̈ i vetëm ishte dhe mbetet interesi i qytetarëve dhe shteti i Kosovës

Gjilan – Si Aleancë kemi dëshmuar se fokusi ynë̈ i vetëm ishte dhe mbetet interesi i qytetarëve dhe shteti i Kosovës. Gjatë qeverisjes Haradinaj, pas gati dy dekadave Gjilani e Anamorava përjetuan dorën e shtetit, vëmendjen e pushtetit qëndror, ai i cili na kishte munguar aq shumë ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Të dashur miq,
Sot jam konfirmuar kandidat për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen me 14 shkurt 2021.
Si Aleancë kemi dëshmuar se fokusi ynë̈ i vetëm ishte dhe mbetet interesi i qytetarëve dhe shteti i Kosovës. Gjatë qeverisjes Haradinaj, pas gati dy dekadave Gjilani e Anamorava përjetuan dorën e shtetit, vëmendjen e pushtetit qëndror, ai i cili na kishte munguar aq shumë.
Këto janë zgjedhje të parakohshme në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, zgjedhje këto të cilat duhet të nxjerrin udhëheqës të dëshmuar në të gjitha etapat e historisë, dhe Aleanca e ka Ramush Haradinajn për President, dhe deputet që përfaqësojnë interesin qytetarë e nuk i dëgjojnë fishkëllimat e atyre që e urrejnë̈ suksesin e tjetrit.
Gjilanas të dashur,
Dua të besoj se tanimë e dini se kemi shumë nevojë me i përkrah ata kandidat të cilët sa herë që kthehen nga Prishtina të sjellin një lajm të mirë për Gjilanin, për Anamoravën.
Vlerësoni drejt, sepse jemi qytet i vonuar në krahasim me qytetet tjera. Meritojmë të kemi një Gjilan të zhvilluar e modern, ashtu siç edhe e patëm nisur.
I juaji,
Rexhep Kadriu

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS