Uji Dea

Kadriu: Koalicioni për Gjilanin do të jetë model në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Kadriu nënkryetar i Komunës së Gjilanit tha për rajonipress se koalicioni për Gjilanin i krijuar nga Lutfi Haziri dhe partnerët AAK, PD, PSD, PDTK e të tjerë do të jetë shembull dhe model edhe për komunat tjera të Kosovës. Ai tha për rajonipress se në dy drejtoritë që do të udhëhiqen nga AAK do të ketë reforma dhe avancim e qasje profesionale.

Rexhep Kadriu nga e hëna ka marrë postin e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, krejt kjo falë koalicionit që arriti me LDK, ku pret t`i marrë edhe dy drejtori dhe t`i funksionalizojë ato, raporton rajonipress.

FIDANISHTJA

Kadriu për rajonipress tha se pret shumë nga Koalicioni për Gjilanin.”Unë mendoj se ky koalicion do të jetë shumë i dobishëm për Gjilanin sepse do të ketë një qasje pozitive dhe do të jetë koalicion për qytetarët e Gjilanit. Do të ndryshojë qasja ndaj qytetarëve dhe kërkesave reale të tyre. Ne do të jemi më afër problemeve të tyre dhe do t`i trajtojmë me prioritet kërkesat e tyre” tha Kadriu.

Kadriu thotë se AAK do të udhëheqë me dy drejtori, atë të shërbimeve publike dhe në administratë.”Me AAK dhe me kuadrot tona që do t`i vendosim në këto dy drejtori nuk do të ketë pritje nëpër sportele e as maltretim të qytetarëve, mërgimtarëve për dokumente të thjeshta. Gjithashtu edhe në shërbimet publike do ta ndryshojmë mentalitetin e punës dhe do ta zhdukim dembel llakun nga aty. Do të ketë reforma në të dy drejtoritë dhe presim që të rritet efikasiteti dhe profesionalizmi”tha Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.