RCCOLA

Kadriu jep lajmin e madh: Mbi 13 milion euro investime në vitin 2019 vetëm në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Rexhep Kadriu zëvendësministër i Infrastrukturës ka konfirmuar për rajonipress se në vitin 2019 do të ketë mbi 13 milion euro investime në infrastrukturën e Gjilanit dhe atë 100% do të jenë të Ministrisë, në Kamenicë mbi 4 milion euro dhe në Viti rreth 1.5 milion euro.

Rexhep Kadriu për dallim nga zyrtarët tjerë të Gjilanit që kanë shijuar fotelet e ministrive dhe që pos fotove në facebook asgjë të mirë si kanë sjellur Anamoravës është i vetmi nga kjo kategori e Gjilanit që ka punuar dhe po punon për të sjellur investime serioze në Anamoravë.

Kadriu ka konfirmuar për rajonipress se mbi 13 milion euro do të investohen vetëm në Gjilan në vitin 2019. ”Po ky investim do të ndodhë dhe kjo është meritë e qeverisjes Haradinaj dhe falë angazhimit tim që jam kujdesur që taksat e gjilanasve mos të shkojnë huq, do të ketë investime serioze dhe shumë rrugë në lagje e fshatra kufitare do të përfundojnë përgjatë vitit 2019”.

KKGJILAN

Kadriu tha se Ministria e Infrastrukturës po bënë çmos që buxheti të destinohet saktë dhe në vendet ku vërtet nevoja dhe ndërhyrja është e domosdoshme.”Ne nuk e kemi lënë anash as Kamenicën ku pritet të ketë mbi 3 deri 4 milion euro investime dhe në Viti rreth 1.5 milion euro” tha Kadriu.

Kadriu tha se një rëndësi e veçantë i është dhënë brezit kufitar sepse ka kohë që nuk është investuar në ato fshatra.

Ai gjithashtu ka sqaruar se rruga Gjilan – Malishevë – Pograxhë – Dobrosin – Stublinë është nën kujdesin e komunës dhe jo të Ministrisë.”E di që ka ende paqartësi, por kjo rrugë është nën kujdesin e komunës sepse komuna e Gjilanit e ka bërë një kërkesë për të marrë në kompetenca Ministria e Infrastrukturës disa rrugë, por kjo pritet të vendoset tek në pranverë sepse nga viti 1985 ende nuk është bërë kategorizimi i rrugëve” tha Kadriu./rajonipress/