RCCOLA

Kadriu: Investimi në vende rurale të Kosovës, në fokus ato të brezit kufitar, është i domosdoshëm

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Me investim nga qeveria Haradinaj, përkatësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), sot u bë rishtresimi i rrugës Novosellë – Karaçevë, komunë e Kamenicës ka shkruar Rexhep Kadriu.

Mirënjohës nënkryetarit të Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, për bashkëpunimin me MIT-in në vazhdimësi. Angazhimi maksimal i Fatonit ka bërë që asnjë projekt i kësaj komune të mos kthehet mbrapa nga qeveria e Kosovës.

Eco Higjiena

Investimi në vende rurale të Kosovës, në fokus ato të brezit kufitar, është i domosdoshëm. Andaj, si qeveri kemi qenë të kujdesshëm për këtë dhe sot pas dy viteve qeverisje kemi një Kosovë me infrastrukturë moderne, 100% më ndryshe se Kosova e para dy viteve ka shkruar Kadriu./rajonipress/