UBT

Kadriu inspekton punimet në disa rrugë të qytetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Katërshja e madhe e prioriteteve në qeverisjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri po jep rezultatet e saja të vazhdueshme.

Tashmë infrastruktura rrugore po punohet në mënyrë intensive në shumë pjesë të qytetit dhe fshatra, në ndërtimin e kanalizimit, rrugëve, ujësjellësit dhe ndriçimit publik.

Për të parë nga afër punimet, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi dhe zyrtarët komunal kanë inspektuar sot punimet në disa rrugë e rrugica në lagjet: “Dardania I”, “Dardania II” dhe në “Dheun e Bardhë”.

Uji Dea

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu tha se Komuna po punon me intensitetin më të madh për të kryer obligimet ndaj qytetarëve të Gjilanit, duke ua rregulluar infrastrukturën bazike” rrugët, ujin, kanalizimin dhe ndriçimin publik.

“Inspektuam punimet në disa rrugë të qytetit, në të cilat po bëhet një punë e madhe duke ua rregulluar rrugët qytetarëve tanë, të cilët na dhanë besimin për të qeverisur. Këto punë po realizohen me iniciativën dhe përkrahjen e madhe të kryetarit Haziri. Me intensitet të madh do të punojmë në çdo cep të qytetit e fshatrave në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’i rregullojmë këto probleme që janë bazike për qytetarët”, ka deklaruar nënkryetari Rexhep Kadriu.

Ndryshe, për periudhën pesë mujore të qeverisjes Haziri projektet e filluara infrastrukturore kapin shifrën e mbi 1.2 milionë eurove, ndërsa janë shlyer mbi 1.7 milion euro borxhe të trashëguara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.