Kadriu inspekton punimet dhe projektet e financuara nga Ministria e Infrastrukturës

Gjilan – Në inspektim të punimeve që po ndodhin në rrethrrotullimin në hyrje – dalje të Gjilanit, përkatësisht tek spitali Regjional në Gjilan. Dinamikë e shtuar e punimeve, asfaltimi i këtij rrethrrotullimi do të kryhet javën tjetër. Ky rrethrrotullim, përveç që mundëson qarkullim të lehtë, bëhet edhe kyçja nga spitali në të. Me projektet e realizuara, ato në realizim e sipër, dhe ato projekte që do të ndodhin në një të ardhme të afërt, Gjilani ndryshon rrënjësisht pamjen ka shkruar Rexhep Kadriu.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, vazhdon të bëjë financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Gjilanit. Me projektet e realizuara, ato në realizim e sipër, dhe ato projekte që do të ndodhin në një të ardhme të afërt, Gjilani ndryshon rrënjësisht pamjen. Mbetemi të përkushtuar ta bëjmë Gjilanin komunë moderne. Kjo veç po ndodh” ka shkruar Rexhep Kadriu zv. ministër i Infrastrukturës./rajonipress/